Detyra në Bruksel, Agron Bajrami në pritje për t’u bërë ambasador

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti po qëndron sot në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Kurti siç ka njoftuar zyra e tij, është shoqëruar nga disa ministra dhe nga ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj. I përfoluri për ta marrë këtë post është gazetari Agron Bajrami por që MPJD s’ka njoftuar asgjë zyrtarisht, raporton Gazeta Express.

Gazetari Bajrami para pak kohësh kishte dhënë dorëheqja nga pozita e tij në mediumim “Koha”, por që i njëjti s’është bërë e ditur nëse është propozuar edhe zyrtarisht për ta udhëhequr misionin diplomatik të Kosovës në kryeqendrën evropiane.

Sipas procedurës, pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që bëhet në koordinim me kryeministrin, emrat për ambasadorë dërgohen në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës. Ky komision më pas duhet t’i dërgojë emrat në Presidencë, ku presidentja i dekreton.

Në fund, shteti pranues duhet ta japë pëlqimin për ambasadorin e ri. Kjo procedurë mund të marrë disa muaj kohë. Ditëve ambasadorë të rinj të Kosovës të përzgjedhur nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë marrë detyrat në vendet respektive.

Të ngjashme