Dhëndrri i Haradinajt ngjall debat mes kryeministrit dhe Konjufcës

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 12:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetevendosje, Glauk Konjufca, përderisa ka folur për nepotizmin ka përmendur familjarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Liridon Dervishajn.

Konjufca tha që pas marrjes së mandatit nga qeveria Haradinaj, Dërvishaj është emëruar në krye të, siç e quajti ai, fondit të tretë më të madh të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka marrë vesh në media për punësimin e burrit të motrës së tij, si menaxher i parave të Fondit të Sigurimeve shëndetësore.

Ai tha se nuk është ndjerë mirë kur është emëruar Dervishaj në atë punë. Por, e kom marrë vesh në media”, tha Haradinaj në foltoren e Kuvendit. E kom marrë vesh, ju siguroj, masi ka ndodhur, në media”.

Ai tha se është zor t’i privohet puna dikujt vetëm pse ke lidhje familjare me të, duke përmendur më pas vëllanë e tij, Daut Haradinajn, që është deputet.

Konjufca më pas replikoi me kryeministrin duke i thënë që Daut Haradinaj është përzgjedhur nga qytetarët, e nuk mund te krahasohet me një post për të cilin personi është i emëruar.

Ndërsa, Haradinaj u përgjigj duke thënë që Liridon Dërvishaj është zgjedhur me konkurs, përderisa mohoi që ai është ne krye të fondit të tretë më të madh në Kosovë, duke thënë që nuk gëzon kompetenca te tilla.

“Me e pasë ditë ma përpara, nashta i kisha thanë, hiç mos u ban”, iu përgjigj Haradinaj Konjufcës për Dervishajn.

Mirëpo, ai vijoi duke thënë se të drejtën nuk mund t’ia ndalë askujt.

Të ngjashme