Dhjetëra të rinj i bashkohen AAK-së

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

“Unë̈ mendoj më gjatë, unë zgjedh AAK-në”, është zgjedhur emri i fushatës së aderimeve të të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Me këtë fushatë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar sot shumë të rinj që kishin zgjedhur Aleancën si shtëpi të tyre politike.

“Kisha kënaqësinë që të pranoj këta të rinj të mrekullueshmëm dhe shumë i lumtur që zgjodhën Aleancën si shtëpi të tyre politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Mbështetja ime për rininë̈ ka qenë e vazhdueshme. Klasa politike e Kosovës dhe vet sistemi jonë politik, do të reformohet vetëm nga angazhimi i sa më shumë të rinjve. Aleanca i ka dyert e hapura për të gjithë̈!”, ka vazhduar tutje ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme