Dhuna seksuale si mjet lufte është gjenocid

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Në Nju Jork po mbahet një seancë për dhunën seksuale bazuar në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kosova është lënë jashtë këtij raporti, por një delegacion në krye më Atifete Jahjagën po merr pjesë atje me ftesë të Gjermanisë e cila aktualisht kryeson me Këshillin e Sigurimit, shkruan Express.

Njëri nga folësit Denis Mukwege i cili është specialist në trajtimin e grave që janë dhunuar seksualisht në luftë ka thënë se dhuna seksuale si mjet lufte përbën gjenocid.

Konsullja e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, në rrjetin social ka thënë se Amal Clooney, e cila është avokate për të drejtat e njeriut dhe shpesh zëri i saj dëgjohet në KS të OKB’së ka thënë se ajo ka kërkuar Tribunal në Hagë për dhunuesit e luftës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme