Dhurata Hoxha: Haki Abazi e Jeta Xharra shpifën, do t’i padis

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi dhe pronares së portalit Kallxo. com, Jeta Xharra për shpifje ndaj saj.

Dhurata Hoxha ka shkruar në faqenne saj në Favebook se shkrimi i Jeta Xharrës për gjoja ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e një kompanie franceze për të lobuar për ndarjen e Kosovës, është një shpifje e ulët e sponsorizuar nga Haki Abazi, ndërsa atë shpifje e ka përsëritur edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani nga e cila Hoxha kërkon që ti kërkoj falje publike.

“Jeta Xharra, që ia bën argatin shefit të saj nga shoqëria civile, Haki Abazit, duke keq interpretuar një dokument zyrtar i cili më së paku merret me pretendimet e tyre. Unë i ftoj të gjithë ta lexojnë dokumentin, cili nuk është asgjë tjetër përpos një analizë që flet për përceptimin e shoqërisë franceze për disa tema politike, lidhur edhe me çështjen e brendshme të Kosovës dhe anasjelltas”, shkruan ndër të tjera Dhurata Hoxha.

Dekkarata e plotë e Dhurata Hoxhës:

Të dashur qytetarë,

Pas lajmit të rrejshëm, të publikuar nga mediumet prishtinainsight dhe kallxo. com, me autoren Jeta Xharra dhe deklaratave shpifëse të ish zëvendës kryeministrit, Haki Abazi, moralisht ndihem e obliguar të sqarojë për opinion të vërtetën.

Arsyeja e vetme pse kam heshtur deri më tani, është për shkak se për këto shpifje do të padis të gjithë personat që janë marrë me emrin tim dhe kanë denigruar personalitetin tim përmes shpifjeve.

Si ministre në dy mandate, mbaj përgjegjësi të plotë për aktivitetin ligjor e politik të këtyre institucioneve. Akuza se kinse në kohën time, janë shfrytëzuar paratë e taksapaguesve për lobim për ndarjen e Kosovës, jo vetëm që janë shpifje, por janë produkt i një agjende të njerëzve të çmendur, të cilët me çdo kusht po mundohen që të bindin të tjerët se kinse ndarja e Kosovës ka qenë opsion real në diskutimet e nivelit zyrtar. Kjo është një e pavërtetë e madhe, tani më e përgënjeshtruar edhe nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë amerikane.

Partia të cilën e përfaqësoj PDK, ka qenë partia e vetme që në takime të nivelit të partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kishte prezantuar një dokument që e bënte të qartë paprekshmërinë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Jeta Xharra, që ia bën argatin shefit të saj nga shoqëria civile, Haki Abazit, duke keq interpretuar një dokument zyrtar i cili më së paku merret me pretendimet e tyre.

Unë i ftoj të gjithë ta lexojnë dokumentin, cili nuk është asgjë tjetër përpos një analizë që flet për përceptimin e shoqërisë franceze për disa tema politike, lidhur edhe me çështjen e brendshme të Kosovës dhe anasjelltas.

Si zyrtare e lartë e shtetit në disa funksione, kam shërbyer, mbrojtur dhe përfaqësuar me dinjitetin dhe ndërgjegjen më të lartë shtetin e Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e saj.

Gjithashtu, kërkoj nga Kryetarja e Kuvendit, një kërkim falje dhe distancim nga deklarata e saj publike, duke e ripërsëritur këtë gënjeshtër.

Znj. Osmani si ish përkthyese e Presidentit Sejdiu, duhet ta njohë anglishten në atë nivel sa për ta kuptuar se shkrimi i znj. Xharra dhe pretendimet e z. Abazi janë shpifje.

Të ngjashme