Dhurata Hoxha takon studentët nga Vjena dhe Venediku

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar një grup studentësh nga Vjena dhe Venediku, ku temë diskutimi ishin proceset nëpër të cilën po kalon Kosova.

“Sot, me kënaqësi takova studentët nga Vjena dhe Venediku, me të cilët diskutova për proceset të cilat i ka kaluar vendi ynë, punën që po bëjmë dhe pritshmëritë tona. Po ashtu, në bashkëbisedim, vura në dukje një ngjarje historie”, ka shkruar Hoxha.

Hoxha këtyre studenteve, iu ka folur edhe për vdekjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

“Në këtë ditë, heroi ynë kombëtar Skënderbeu, më 1468, kaloi në amshim. Ai me shekuj ka mbetur udhërrëfyesi ynë i përjetshëm për vlerat që i realizoi dhe synoi. Gjithsesi, edhe ne, sot e gjithmonë, synojmë bashkimin me vlerat perëndimore”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme