Dhurata Hoxhës i ndalet fjalimi në Javën e Gruas

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 13:21 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Derisa ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ishte duke folur në Javën e Gruas i është ndërprerë fjalimi nga tri vajza, të cilat duket se janë aktiviste të Vetëvendosjes.

Ato  mbanin në duar një baner ku shkruhej “Dhuratë je përly me krimin që ke kry” me fotografinë e aktivistit të VV-së Astrit Dehari.

Ato janë larguar nga salla nga sigurimi.

Hoxha po merr pjesë në Javën e Gruas e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Në këtë aktivitete po marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike e shoqërore, përfshirë ish-presidenten Atifete Jahjaga; ambasadorin e ShBA-së, Greg Delawie etj.

Dehari ka vdekur në rrethana të pasqaruara në burgun e Prizrenit. Asokohe, Dhurata Hoxha ishte ministre e Drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Hoxhës iu ndërpre fjalimi edhe në Kuvend. Në interpelancën për Rastin Dehari në Kuvendin e Kosovës, debati i ashpër gati ka eskaluar në përleshje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi dorëheqjen e ministres së Integrimit, Dhurata Hoxha, në atë kohë ministre e Drejtësisë.

Kur, Hoxha e mori fjalën deputetë të Vetëvendosjes kanë ndërprerë fjalën e ministres, duke bërë zhurmë e duke goditur tavolinat.

Ata kanë thirrur “kriminele” në drejtim të ministres. Kjo ka nxitur reagimin e deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili filloi fjalosjen me deputetin e Vetëvendosjes, Sali Zyba. Më pas ndërhyri edhe deputeti Rexhep Selimi e u grumbulluan shumë deputetë të tjerë.

Të ngjashme