Dialogu i Brukselit në rrugë “pa krye”

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 08:08 | Nga

Tensionet dhe kërcënimet e fundit Kosovë-Serbi po krijohen qëllimshëm nga politikanët për të justifikuar problemet, të cilat vetë ata i kanë krijuar, ka thënë politologu Belul Beqaj në debatin e mbajtur në Çagllavicë me temën “Arritjet dhe Dobësitë e Brukselit”, organizuar nga Qendra Mediale me ndihmën e UNMIK-ut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aty është thënë se dialogu i udhëhequr nga Brukseli ka arritur në një rrugë pa krye.

Beqaj ka përmendur arrestimin dhe deportimin e Marko Gjuriqit, vrasjen e Oliver Ivanoviqit, “të cilat u pasuan me retorikë provokuese dhe patetike nga zyrtarët e lartë të Kosovës dhe Serbisë”.

“Unë dyshoj se këto ngjarje ishin të destinuara me qëllim të provokimit të situatës, për të justifikuar propozimin e zgjidhjeve nga Aleksandër Vuçiq për veriun e Kosovës, i cili mbështetet edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”, ka thënë Beqaj.

Ndërkaq analisti Ljubisha Mijaçiq ka thënë se bllokada në dialogun e Brukselit është pasojë e jostabilitetit politik në Kosovë, por edhe të pritjeve të ndryshme që kanë serbët dhe shqiptarët..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme