Dialogu do të vazhdojë deri në fund të korrikut

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se është rënë dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut.

Ai në një adresim për media nga Brukseli pas takimit të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel  deklaroi se delegacioni i Kosovës, nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara nga shqiptarët dhe nuk dëshiron të diskutojë mbi Asociacionin e Komunave Serbe.

“Ata pyetën urgjentisht dhe menjëherë për të dëgjuar se kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe ata i quajtën incidente dhe provokime faktin se serbët duan të marrin pjesë në liturgji në kishat e tyre”, shtoi ai, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme