Dialogu Kosovë-Serbi në agjendën “specifike” të G7-ës

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Për tre ditë nga datat 11 deri më 13 qershor qyteza e vogël bregdetare, Carbis Bay në Cornwall të Britansë së Madhe do të jetë qendra politike e botës.

Aty do të mbahet takimi i liderëve të shtatë vendeve më të industrializuara, SHBA, Kanada, Gjermani, Itali, Japoni, Britani e Madhe.

Në mesin e temave të diskutimit në këtë samit që është dalja e parë në arenën ndërkombëtare e presidentit amerikan Joe Biden pas zgjedhjes në këtë post do të jenë dhe Ballkani Perendimor dhe rruga e tij drejt integrimeve euro-atlantike. Në  mënyrë më specifike pritet të preket dialogu Kosovë-Serbi.

Këto pika në agjendë as nuk i pohoi e as mohoi një zyrtar i lartë nga Samiti i G7.

“Udhëheqësit pritet të diskutojnë një sërë çështjesh aktuale të politikës së jashtme. Ne nuk mund të komentojmë mbi pikat specifike të agjendës në këtë fazë “ thuhet në përgjigjen për Klan Kosova.

Paraprakisht ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas i cili të martën tha se në samitin që mbahet pas disa ditësh padyshim se do të flitet për procesin e integrimeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor.

Ato janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja Herzegovina dhe Serbia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme