Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit Lajçak-Geoana

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak, është takuar me Zëvendës -Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirce Geoana.

Lajçak ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

“E mirëprita mundësinë për t’u takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana dhe ambasadorët, sot për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngjashme