“Dialogu me Mërgatën”, Gërvalla bisedon me mërgatën në Suedi

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të “Dialogut me Mërgatën“, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci-Sherifi, më 19 dhe 20 mars 2022 kanë zhvilluar në Suedi takime të ndryshme me përfaqësues të kategorive të ndryshme të mërgatës shqiptare në Malmo.

Takime të ndara janë zhvilluar me përfaqësues të shoqatave shqiptare, mësues të gjuhës shqipe, profesionistë të shquar të fushave të ndryshme, aktivistë politik si dhe me komunitetin shkencor shqiptar në Malmo.

Gjatë takimeve janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe angazhimit në Kosovë të profesionistëve të mërgatës në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nga distanca dhe kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar në Suedi.
Temë e bisedave ka qenë edhe „Qendra Kulturore“ në Malmo, dhe diskutimi rreth alternativave të arsyeshme pas ndërprerjes së kontratës së kësaj qendre për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore të komunitetit shqiptar në Malmo. Nga të gjitha grupet e përfaqësuara në takimet e zhvilluara und shtrua edhe kërkesa për hapjen e një Konsullate të Republikës së Kosovën në qytetin e Malmos.

Takimet u përmbyllën me një pritje, në të cilën morën pjesë edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak të Malmos, znj. Carina Nilsson dhe deputeti i Parlamentit Suedez, z. Joakim Sandell, me të cilët u biseduan sfidat gjeopolitike të krijuara nga lufta në Ukrainë, bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Suedisë dhe Kosovës, nevojat e komunitetit shqiptar në Malmo dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Malmos dhe qyteteve të Kosovës.

Të ngjashme