Dialogu me Serbinë ia dyfishonte të ardhurat Edita Tahirit

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 09:31 | Nga

Procesi që në 2012-n e ka stolisur me “flluskë” denominimin e Kosovës, ia kishte dyfishuar të ardhurat vjetore Edita Tahirit.

Dialogu teknik me Serbinë ka prodhuar shumë marrëveshje që janë konsideruar të dëmshme për Republikën e shpallur në 2008-n, por ka nxjerrë nga kuleta e shtetit edhe miliona euro, që janë shpenzuar për luks nga zyrtarë të rangjeve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetëm për mëditje, udhëtime, akomodime dhe dreka zyrtare, rreth 2 milionë euro është shuma e shpenzimeve që ish-zëvendëskryeministrja Tahiri dhe bashkëpunëtorët e saj i kanë bërë në kuadër të dialogut teknik. Këtu nuk përfshihen edhe shpenzimet e bëra nga pjesëmarrës të tjerë në dialogun e Brukselit. Atyre shpenzimet ua hiqnin institucionet që u përkisnin.

Dialogu teknik ka nisur në vitin 2011 dhe akoma nuk është përmbyllur. Në këtë proces të ndërmjetësuar nga autoritetet evropiane dhe të zhvilluar në Bruksel, që nga fillimi e deri në fund të vitit të shkuar, Kosova është përfaqësuar nga Edita Tahiri. Dialogu i karakterit politik ka nisur në fund të vitit pasues dhe, në shumicën e kohës, Kosova në të është përfaqësuar nga Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme