Dialogu me Serbinë, senatorët amerikanë në Kosovë

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Senatorët amerikanë, Ron Johnson republikan dhe Chris Murphy demokrat do të vizitojnë sot Kosovën.

Në Prishtinë ata do të takohen me të gjithë udhëheqësit politikë, presidentin Thaçi, dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbi.

Vizita e tyre në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Të dy senatorëve u është ndaluar një vizitë e planifikuar në Moskë, ku do të qëndrojë një delegacion i Kongresit amerikan.

Dje për vizitë në Prishtinë ishte edhe deputeti gjerman i CDU-së, Peter Beyer i cili u takua me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme