Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë diskutohet në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka mbledhur në Bruksel kryediplomatët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Kosovën e ka përfaqësuar Donika Gërvalla.

Vet Borrell tha se ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor do të ulen në Këshillin e Punëve të Jashtme për të diskutuar për situatën në rajonin e tyre.

“Kjo është mënyra të tregojmë se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor dhe procesi i integrimit. Sot ministrat e punëve të jashtme të gjashtë vendeve do të ulen me ne në Këshillin e Punëve të Jashtme për të diskutuar situatën në rajonin e tyre që goxha shumë nga kriza, pra kriza ekonomike”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme e Siguri, transmeton Klankosova.tv.

Në ndërkohë, ishte ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock , e cila foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mua personalisht është e rëndësishme që t’i përkrahim Kosovën dhe Serbinë në procesin e tyre të normalizimit të marrëdhënieve dhe rrugën që ata duhet të shkojnë. Në mënyrë që perspektiva e tyre evropiane të mbahet drejtë”.

Ndërkohë të parët e diplomacisë së Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, e ai i Austrisë, Aleksander Schallenberg, kërkuan që Bashkimi Evropian t’ia liberalizojë vizat kosovarëve.

Të ngjashme