Dialogu në Bruksel rinis të martën

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 20:55 | Nga

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot në Bruksel ka zhvilluar takim me Angelina Eichhorst, Drejtoreshë për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) dhe bashkëpunëtorët e saj që janë ndërmjetës të dialogut të Brukselit mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim u diskutua për rrjedhën dhe rezultatet e dialogut gjatë këtij viti dhe ishte dakordim i përbashkët se të gjitha marrëveshjet që janë në pritje të zbatimit duhet të zbatohen në mënyrë efektive nga të gjitha palët. Po ashtu, u theksua që gjatë dy ditëve të takimeve trepalëshe që fillojnë nesër në Bruksel palët duhet të angazhohen me një qasje konstruktive për të përmbushur obligimet që kanë në raport me çështjet e drejtësisë dhe të kodit shtetëror telefonik.

Ministrja Tahiri me këtë rast deklaroi se zbatimi i marrëveshjeve ka rëndësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye Kosova është e përkushtuar për zbatimin e tyre.

Ajo shtoi se dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian siç është dëshmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që do t’i vijnë vendit tonë nga kjo marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme