Dialogu në nivel presidentësh i domosdoshëm

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 08:48 | Nga

Zhvendosja e dialogut Kosovë-Serbi në nivel të presidentëve po vlerësohet si mënyra e duhur për të shtyrë përpara proceset që rrjedhin nga ky dialog.

Pas zgjedhjes së Aleksandër Vuçiqit në krye të shteti serb analistë dhe profesorë universitar kanë shprehur mendimin të ndryshme rreth ndikimit të tij në dialog.

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është dashur të ndërtohet mbi bazën e parametrave dhe marrëveshjeve të Unionit Evropian.

Ai po ashtu tha se dialogu me tej mund të zhvillohet në nivel presidencial, por pa ndonjë efekt pozitiv të implementimit të marrëveshjeve të arritura. (TribunaChannel)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme