Dialogu pa transparencë – Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 15:10 | Nga Kastriot Kokollari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se institucionet e vendit duhet të bëjnë një verifikim të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë. Ndërsa Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është ankuar se procesi i dialogut është përcjell pa transparencë, raporton EKonomia Online.

Në takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të Komisioneve Parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi, Konjufca, tha se deri me tani komisionet nuk janë marr në mënyrë specifike lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Tutje, Konjufca tha se Kosova po akuzohet për mos zbatim të marrëveshjeve.

“Ky proces vendin tonë e ka përcjellë për shumë vite dhe u bënë një dekadë nga procesi i dialogut. Nuk ka ndodh deri tash që komisionet të merren në mënyrë specifike me dialogun me Serbinë. Nëse trajtohen edhe marrëveshjet e tëra duke filluar prej marrëveshjes për implimentimin e vizitave zyrtare. Ajo çfarë Serbia p’e konsideron pozicionim strategjik që ta na kërkojë ato se çfarë janë nënshkruar, dhe ata dojnë me përfitua diçka ku vet kanë pasur qasje për marrëveshje të caktuar. T’i thërrasim mendjes që institucionet e Kosovës nuk janë këtu thjesht për ta rivlerësuar se sa janë të domosdoshme implementimi i marrëveshjeve. Shtetet mos njohëse e kanë shpjeguar pozicionin e tyre pasi që kanë thënë se pa na njohur Serbia ato nuk lëvizin”.

“Tash nëse bëjmë një hap mbrapa dhe themi që vizat t’i vendosim në procesin e dialogut, kjo do të ishte e gabueshme, të gjitha këto probleme janë të nevojshme që ta nisim një dialog me shoqërinë civile. Janë të mirëseardhura aktivitetet me shoqërinë civile”, tha Konjufca.

Ndërsa, Jeta Krasniqi nga KDI tha se procesi i dialogut nuk ka transparencë të mjaftueshme pasi që tha shumë prej marrëveshjeve nuk janë të botuara.

Krasniqi tha se shoqëria civile është e gatshme të bashkëpunojnë në procesin e dialogut.

“Ne e kemi konsideruar që takimet mes komisioneve parlamentare janë mënyrë e mirë që mund të shkëmbejnë informacione. Ky proces nuk shquhet për transparencë të madhe dhe ka marrëveshje që nuk janë të botuara por shohim që ato zbatohen”.

Violete Haxholli, hulumtuese ne KDI gjatë prezantimit të raportit tha se kanë vërejtur  ndarje të subjekteve politike karshi dialogut.

“Kemi vërejte se dialogu ka qenë çështja që ka shkaktuar debatet e ashpra në seanca dhe në komisione, spektri politik ka qenë shumë i ndarë. Janë miratua rezoluta të Kuvendit dhe këto kanë ndërhyrë në mandatin e ekzekutivit. Ne rekomandojmë që në të ardhmen që përmbajtja e tyre mos të cenoj ndarjen e pushteteve. Gjatë legjislaturës së shtatë dialogu është diskutuar në 38% të seancave dhe 14% në mbledhjet e dialogut”.

Në anën tjetër, Armend Muja, kryetar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, tha se disa prej marrëveshjeve i kanë fut në planin e punës së Komisionit.

“Sa i përket ne marrëveshjet i kemi në plan të punës vizitat doganore në veri, ndërsa te CEFTA ne jemi më keq sesa marrëveshja e keqe në vitin 2012 dhe në përfaqësohemi përmes UNMIK-ut dhe kjo duhet të ndryshohet. Ne e kemi deformuar shoqërinë me procesin e dialogut”.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, tha se nuk ka marrëveshje të Uashingtonit, por ka zotime pasi që nuk është ratifikuar në Kuvend.

“Sjellja ndaj Kushtetutës duhet të ndërroj komplet, marrëveshja sipas Kushtetutës janë vetëm ato që ratifikohen në Kuvend sepse nuk ka marrëveshje të Uashingtonit”.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, tha se duhet të vendoset për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen hekurudhore, dhe jashtë çdo kompetence tonë çka kemi me monitorua na për një korridor që lidhë Adriatikun. Ne duhet ta dimë a do ta zbatojmë marrëveshjen e Uashingtonit dhe pastaj i ndajmë”.

VIDEO E PËRPUNUAR:

LIVE:

Të ngjashme