Diaspora ështl zhgënjyer nga Kurti, nuk ia qesin më votën

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se mërgata është zhgënjyer nga qeverisja e Albin Kurtit.

Berisha në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se ka pasur takime me mërgatën, teksa theksoi se ata janë shprehur të zhgënjyer me Kurtin.

Sipas tij, mërgata e ka parë Kurtin si shpresë e ia kanë dhënë votën, por nuk do ia qesin kurrë më.

“Aty ka edhe veteranë të UÇK-së që ishin në protestë sot ia kanë qit votën Kurtit, mirëpo ka zhgënjim shumë të madh. Kam pasur takime në diasporë dhe ka zhgënjim total me Albin Kurtin. Ka njerëz që nuk e kanë njohur realitetin këtu dhe është bërë propagandë e madhe edhe e kanë parë Kurtin si shpresë e ia kanë qit votën por nuk do t’ia qesin kurrë më”, tha ai.

“Për aq sa kam marrë vesh unë, nuk do të ketë më përkrahjen e mërgatës”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme