Diaspora po manipulohet, vendimi për testin PCR është në fuqi prej tetorit 2020

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë sot ka marrë vendim të ri me masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19. Një ndër masat kundër përhapjes së virusit është edhe testi RT-PCR i bërë brenda 72 orëve të fundit nga personat që duan të futen në Kosovë. Masë kjo e cila ishte vendosur në tetorin e vitit të kaluar, shkruan Express.

E njëjta masë është parapa edhe në paragrafin e parë të vendimit të sotshëm, ku thuhet se çdo qytetar i huaj që hyn në Kosovë duhet ta ketë testin RT-PCR negativ, i bërë brenda 72 orëve të fundit.

“1. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Pra, mërgimtaret që vijnë në Kosovë për të votuar më 14 shkurt, duhet ta kenë kryer testin PCR negativ, njëjtë si në tetorin e vitit të kaluar.

Qeveria Hoti edhe gjatë dhjetorit kishte marrë vendim të ri duke ndryshuar masat parandaluese ndaj virusit Covid-19.

Megjitatë, masa parandaluese ku qytetarët duhet të kenë të kryer testin negativ PCR nuk kishte ndryshuar.

Gjithashtu edhe Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se masa e tillë nuk është e re dhe ka qenë edhe më parë.

Pra, qytetarët e huaj që vijnë nga shtetet me rrezikshmëri të lartë sipas klasifikimit ECDC (dhe bazuar në parimin e reciprocitetit), duhet të kenë testin PCR negativ të kryer brenda 72 orëve.

Të ngjashme