Diplomatët diskutojnë për dialogun, ideja e shkëmbimit të territoreve të ndalet

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Politika e jashtme e Kosovës është temë e tryezës së organizuar nga Akademia e Diplomacisë së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Për të, folën diplomatë vendor e ndërkombëtar.

Fillimisht, në mungesë të Ministres së jashtme, Donika Gërvalla, zëvendësja e saj, e paraqiti qasjen e Kosovës, e cila ka synime euroatlantike, duke i vënë theks edhe dialogut me Serbinë.

Sipas saj, dialogu duhet të jetë parimor, që nënkupton dialog i bazuar në parimin e reciprocitetit.

Veç kësaj, çështje, sipas Liza Gashit, Serbia duhet të zbardh edhe temat e luftës.

Edhe diplomati amerikan David Philips, tha që duhet të zbardhet fati i 1 mijë e 600 të pagjeturve.

Sipas Philips “Strategjia e Serbisë në negociata nuk është njohja reciproke. Kjo është vetëm strategji e Kosovës. E Serbia po luan një lojë të madhe duke krijuar vonesa, duke shpresuar që ndërkombëtarët do ta humbin interesin, dhe Serbia ende nuk e ka pranuar që e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviqit”.

Por ky, nuk e vlerëson fort rëndësinë e marrëveshjes që u nënshkrua në Washington më 2020, duke besuar se e njëjta nuk e ka peshën reale të një marrëveshje.

Veç tjerash Bashkimi Evropian, nga kosovarët, e po ashtu edhe diplomatë të tjerë u kritikua karshi qasjes ndaj Kosovës, sidomos për mos njohjen e pesë shteteve, dhe mosliberalizimin e vizave.

Ndërkohë, që këtu u tha se Ballkani, po kanoset për destabilizim nga sulmet kibernetike dhe bashkëpunimi ushtarak midis Serbisë dhe Rusisë.

Të ngjashme