Diplomati austriak: Mënyra se si po negocion Kosova me Serbinë çon në luftë të armatosur

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Diplomati austriak thotë se Brukseli duhet të organizojë një ‘Konferencë të Madhe’ e cila do t’i ftonte kompetentët e Prishtinës dhe Beogradit, të cilët do të negocionin pa afate, deri në pajtimin e fundit për zgjidhjen përfundimtare, dhe mbylljen e kësaj konference.

Wolfgang Petritsch ka qenë Shef i Diplomacisë Austriake, dhe diplomat i lartë i Bashkimit Europian (BE), një nga miqtë e Pavarësisë së Kosovës, dhe lobuesit e kësaj ideje me vite të tëra. Të marten ai ka dhënë një ide për Brukselin, që do të nxiste një dinamikë më të shpejtë në zgjidhjen përfundimtare të problemit me njohjen e Kosovës, nga Serbia.

“Në këtë moment është e nevojshme një angazhim i madh për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe ideja është që Brukseli të konsideroj organizimin e një konferencë që me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, do të zgjaste, ditë e natë derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Petritsch për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Përkundrazi, negociatat midis Presidentëve Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vucic do të zgjasnin shumë gjatë për shkak të problemeve të BE’së dhe zgjedhjeve nacionale të shteteve anëtare. Diplomatit me përvojë Petritsch, ka thënë se vonesat e konflikteve të ngrira nuk preferohen të mbesin gjatë, sepse përvojat botërore na tregojnë se ato dijnë të eskalojnë në konflikte të armatosura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme