Diplomon Luan Haradinaj, ish-kryeministri thotë se FSK-ja është ushtri moderne e gatshme për NATO

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 11:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Luan Haradinaj, biri i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, nip i ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka diplomuar në një ceremoni të organizuar në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Luan Haradinaj është pjesë e 15 kadetëve që të hënën u diplomuan pas shkollimit prej 4 vjetësh.

Me këtë rast kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë kadetët për diplomimin e tyre.

Haradinaj tha se FSK-ja është ushtri moderne e gatshme për anëtarësim në NATO.

Luan Haradinaj ka thënë se po ndihet shumë krenar për të arriturat e tij.

Nëna e Liza Dollomajës, Martina Dollomaja tha se është krenare me vajzën e cila do t’i shërbejë Kosovës.

Ndërsa kadetja e dalluar, Liza Dollomaja nga Shqipëria, tha se është shumë krenare për atë që ka arritur.

Ndërsa kadeti Arbis Foniqi tha se për të kjo është një prej ditëve më të rëndësishme. Ai ka thënë se pavarësisht sfidave që i ka kaluar ia ka dalë të diplomojë.

“Pa dyshim që për neve sot është një ditë e veçantë. Kjo është një prej ditëve më të rëndësishme sepse ky është qëllimi që ne jemi ardhur”.

“Prej shumë të rinjve sakrificat që i kemi kaluar kanë qenë të paparapara dhe gjithçka çka kemi bërë është për këtë ditë”.

“Ditëve në vijim më pret një pushim për shkak se edhe neve na pret me u rikuperuar dhe pastaj jemi të gatshëm për detyrat e reja që na presin”, ka thënë ai.

Të ngjashme