Disa anëtarë të Kryesisë së Vetëvendosjes në Mitrovicë aderojnë në PDK

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike në Mitrovicë përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot i janë bashkuar anëtarë të kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh!

Në zyret e selisë në Mitrovicë, kryetari i degës Bedri Hamza, ju uroj mirëseardhje dhe i falënderoj për besimin duke ju shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë, thuhet në njoftim.

Anëtarët e rijnë shprehën respektin dhe besimin maksimal për kryetarin, Hamza, dhe u zotuan se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur kryeministrin, Kadri Veseli.

Të ngjashme