Disa nga kandidatët për deputetë, marrin pagë edhe nga kompani ilegale

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 19:53 | Nga

Legjislatura që pritet të vijë pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të ketë në përbërje një numër të madh të deputetëve që mbajnë më shumë se një vend pune.

Në raportet e deklarimit financiar të kandidatëve për zgjedhje në KQZ, shumë pretendentë për të marrë postin e deputetit kanë deklaruar se punojnë në institucione arsimore publike dhe private, raporton KTV.

E plotë të tillë edhe pronarë të kompanive të ndryshme private.

Në listën e publikuar, pretendentët që synojnë postin e deputetit dhe që kanë më shumë se një vend pune ka nga të gjitha partitë pa përjashtim, edhe pse kishte parti që në legjislaturën e kaluar dhanë shumë kritika për partitë tjera që kishin deputete me më shumë se një pagë.

Gjithashtu, kësaj legjislature do t’i vijnë edhe zyrtarë që punojnë për strukturat paralele apo kompanitë serbe që funksionojnë jashtëligjshëm në vendin tonë.

Shoqëria civile dhe gazetarë të ekonomisë e konsiderojnë shqetësuese këto dy fenomene.

Madje thonë se praktika e pasjes së më shumë se një vendi pune nga deputetët asnjëherë është bërë përpjekje për ta ndryshuar.

Ndërsa, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përfshirjen e personave që punojnë për institucionet dhe kompanitë ilegale serbe e konsideron edhe si një problem që mund t’i sjellë sigurisë së vendit.

Në legjislaturën e kaluar ishte bërë gati ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, por që i njëjti u tërhoq pa asnjë arsye nga qeveria në shkuarje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme