Disa qytetarë protestojnë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti, me disa qytetarë kanë  protestuar para  Kuvendit, në kohën kur deputetët  po diskutojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Valdri Ahmeti ka thënë   se në këtë kohë kur të gjithë qytetarët janë në shtëpitë e tyre dhe po rrezikohen nga pandemia partitë janë mbledhur për ta rrëzuar qeverinë.

“Në vend se ta ndihmojmë Qeverinë për ta luftuar pandeminë po bëhet një mocion  mosbesimi ku shumica e qytetarëve janë kundër. I gjithë ky mocion është që të rrxohet qeveria në mënyrë që t’i lëshohet rrugë rrugës ndarjes së Kosovës.

Ai ka thënë se është  organizim i një subjekti por i një qytetari që kërkon mos rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Kjo është marri e Hashim Thaçit  për ndarjen e Kosovës”, tha ai.

Momentalisht në Kuvend është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Sidoqoftë, vendimi i Qeverisë thotë se edhe jashtë orareve lëvizjet nuk guxojnë të jenë mbi dy persona bashkë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme