Dita e nëntë e fushatës zgjedhore

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Partitë politike sot kanë ditën e parafundit të fushatës zgjedhore e cila nisi më 25 shtator.

Para qytetarëve në komuna të ndryshme të vendit, kandidatët për kryeministër nga të gjitha subjektet politike paraqiten programin e tyre qeverisës.

Sot në ditën e nëntë të fushatës, aktivitetet e tyre do të vazhdojnë në disa komuna.

Më poshtë agjenda e plotë e subjekteve politike dhe kandidatëve për kryeministër:

-Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Klinë. (Shtëpia e Kulturës në Klinë, ora 12:00)

-Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Skenderaj – (Shtëpia e Kulturës në Skenderaj, ora 14:00)

– Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin elektoral në Viti, (Sheshi i qytetit në Viti, ora 15:00)

– Kandidatit të PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarët e Komunës së Podujevës. (Palestra e Sporteve në Podujevë, ora 16:00)

– Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin elektoral në Kamenicë. (Shtëpia e Kulturës në Kamenicë, ora 17:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Vushtrri. (Salla e sporteve “Jeton Terstena-Tota” në Vushtrri , ora 17:00)

– Kandidatit të PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarët e Komunës së Skenderajt. (Palestra e Shkollës Profesionale në Skenderaj, ora 17:30)

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, mbajnë tubimin qendror në Prishtinë. (Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 18:00)

– Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj do të merr pjesë në tubimin elektoral në Korilla të Prizrenit. (Shkolla “Motrat Qiriazi”, Korilla, ora 19:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Fushë Kosovë, (Shtëpia e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 19:00)

– Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin elektoral në Prishtinë. (Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ora 19:00)

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, mbajnë tubimin qendror në Malishevë (Malishevë, ora 19:30)

– Kandidatit të PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë në Vushtrri. (Palestra e Sporteve, ora 20:00). 

Të ngjashme