Dita e parë si kryetar i LDK-së, Abdixhiku bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 07:27 | Nga Ekonomia Online

Lumir Abdixhiku është emëruar dje kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas garës kundër dy kandidatëve të tjerë, Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës.

Abdixhiku ka marrë shumicën e votave të delegatëve derisa, ai do të udhëheq Lidhjen Demokratike edhe për dy vitet e ardhshme.

Në ditën e parë të punës si kryetar i LDK-së ai ka refuzuar që të takohet me kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d e presidentit, Vjosa Osmanin që e kanë ftuar në konsultë për krijimin e institucioneve të reja.

Megjithatë, LDK-ja ka bërë të ditur se Abdixhiku sot do të bëjë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

“Nesër (e hënë), me datë 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme