Dita Evropës shënohet me një sërë aktivitetesh, Szunyog: Synojmë të përcjellim pro-evropianizmin e Kosovës

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 14:06 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për të shënuar Ditën e Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë kanë organizuar aktivitete të shumta kulturore, arsimore dhe argëtuese. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha për Ekonomia Online se aktivitetet e organizuara synojnë të përcjellin pro-evropianizmin e Kosovës.

“Sot është Dita e Evropës dhe ne dëshirojmë të festojmë këtë ditë të veçantë për Bashkimin Evropian së bashku me qytetarët e Kosovës dhe jemi me fat që moti është shumë i mirë sot dhe ne do të kemi një sërë aktivitetesh duke përfshirë edhe disa aktivitete fizike po ashtu edhe virtuale, jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion. Kështu që mendoj se është e rëndësishme të përforcojmë pozitën e Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojmë mesazhin e të ardhmes evropiane të Kosovës dhe gjithë regjionit”, u shpreh Szunyog për Ekonomia Online.

Java e Evropës u hap me aktivitetin me titull “Arti i Rrugës në mjedis”, ku artistë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas kanë pikturuar shkallët e lagjes Arbëria / Dragodan me një mesazh të veçantë për ruajtjen e mjedisit.

Szunyog thotë se shpreson se me këtë aktivitet do t’i japin ngjyra Prishtinës.

“Jam shumë i kënaqur se tani kemi edhe demostrimin praktik të Ditës së Evropës këtu tek shkallët duke i përdorur ngjyrat e Bashkimit Evropian, po ashtu për t’i dhënë ngjyra Prishtinës dhe më optimiste me veprat e artistëve belgë. Ngjyrat që do të përdoren janë ngjyrat e qëndrueshme, prandaj shpresojmë se ky do të jetë një kontribut i vlefshëm për zhvillimin e Prishtinës si një qytet evropian”, tha ai.

Pastaj, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinës janë prezantuar kryeveprat e artistëve të rinj dhe të talentuar të shkollës së artit Da Vinci Course dhe Shoqatës së Autizmit.

Tutje, Szunyog mori pjesë në aktivitetin “Biseda Rinore e Ballkanit Perëndimor”,  ku të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan me Ambasadorët e vendeve të BE-së për mjetet e bashkëpunimit midis të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Për të shënuar Ditën e Evropës,  kuarteti “Aureum Saxophon Quartett” do të mbajë një koncert virtual në ora 17:45, aktivitet ky i mbështetur nga Ambasada Austriake në Kosovë.

Koncerti “Për Ju, Me Ju” i organizuar për nder të Ditës së Evropës, sjell performancën e yjeve më të mëdhenj të skenës muzikore moderne, duke filluar nga ora 20:45.

Ndërkohë, për të mësuar më shumë rreth Bashkimit Evropian, më 10 maj, fëmijët do t’i bëjnë  pyetje ambasadorit Szunyog, me një sesion të shkurtër.

Aktivitetet vazhdojnë me kuizin “Sa mirë e njihni BE-në” ku mund të luani për të provuar njohuritë tuaja për Bashkimin Evropian dhe për të fituar çmime të ndryshme.

Më 12 maj, hapet ekspozita virtuale “Duart e vogla”, me kryeveprat e artistëve të rinj dhe të talentuar të shkollës së artit Da Vinci Course dhe Shoqatës së Autizmit.

Ndërkohë, më 14 maj, fituesit e konkursit të fotografisë “Mbështetja e BE-së për Kosovën” do të shpallen nga një juri profesionale, ku fotografitë më origjinale dhe krijuese do të shpallen fituese.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme