Sot ditë zie për nder të Bajram Rexhepit

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 20:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të martën, 22 gusht 2017, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u nda nga jeta sot në Turqi pas një sëmundjeje të rëndë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish-kryeministër i Kosovës, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ish-deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg”, thuhet ndër tjerash në vendimin e presidentit Thaçi.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Të ngjashme