Djali i Fatmir Limajt e lavdëron programin Qeverisës para kohe, Hoti ende s’e kishte paraqitur

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Derisa në foltoren nga salla e seancës në Kuvendin e Kosovës, i nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, po prezanton programin qeverisës, po merr edhe reagime nga jashtë.

Djali  i kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Durimi, ka reaguar duke e quajtur atë ‘pako ekonomike gjithëpërfshirëse’, por Hoti ende nuk ka përfunduar me prezantimin e atij programi.

“Eh qekjo osht pako ekonomike gjitheperfshirese!” ka shkruar ai në Facebook.

Ditë më parë, Durim Limaj u përmend si emër i mundshëm si ministër në qeverinë Hoti, por i njëjti e mohoi një gjë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme