Djali i Shaban Manajt, kandidat për deputet nga LDK-ja

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Djali i Shaban Manajt, veprimtarit të LDK-së të vrarë pas luftës, Shkëmb Manaj ka njoftuar përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook se Dega e LDK-së në Istog e ka propozuar atë që të jetë pjesë e listës kandiduese të kësaj partie për deputet.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,
Të dashur qytetarë të Istogut dhe gjithë Kosovës,
Veprimtarë dhe aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Ju njoftoj se Dega e LDK-së në Istog me ka propozuar që të jem pjesë e listës kandiduese të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lista jonë do të jetë lista fituese e zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Me këtë rast, falënderoj kryetarin e Degës, z. Haki Rugova, kryesinë dhe të gjitha strukturat për besimin dhe kandidimin. Ju jam shumë mirënjohes dhe ju garantoj se do të jem i palëkundur në programin themeltar të LDK-së dhe të Presidentit tonë historik, dr. Ibrahim Rugova.

Në ditët në vijim, së bashku edhe me dy kandidatët e Degës së Istogut, Ilirin dhe Besartin do të jemi se bashku gjithandej për t’ju njoftuar me programin e LDK-së dhe për të bashkëbiseduar dhe ndarë opinionet dhe vlerësimet tona për të tashmën dhe të ardhmen e vendit tonë, për neve dhe prespektivën e fëmijëve tonë.

Vjosa Osmani është bartësja jonë e listës së fitores dhe Kryeministrja e ardhshme e Republikës së Kosovës. Kryetari ynë, Isa Mustafa është arkitekti i fitores së madhe të LDK-së dhe të Kosovës.

Istogu i Ibrahim Rugovës, i Shaban Manajt e Fadil Feratit dhe i shumë veprimtarëve dhe veprimtareve tjera që e bënë historinë, si gjithëherë edhe kësaj radhe, do të triumfojë fuqishëm me datën 6 Tetor duke i dhënë vule fitores së madhe të LDK-së.

Se bashku për fitoren e madhe 

Të ngjashme