Djali i Ukshin Hotit pas intervistimit të Krasniqit nga Specialja: Shpirti po na dhemb me këtë pamje

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti është shprehur krenar me Ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, pasi ky i fundit u paraqit sot para Dhomave të Specializuara në Tribunalin Special, përcjell Ekonomia Online.

“Babë, uroj mos ta shohësh atë që ne jemi të detyruar të shohim sot!!!! Shpiiirti po na dhemb me këtë pamje…Baci Jakup, historinë tonë disa herë kanë tentuar ta ndryshojnë, por asnjëherë nuk kanë arritur.Ti je pjesë e historisë sonë të lavdishme, prandaj ne jemi krenar me ty gjithmonë!Zoti qoftë me ty!” ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme