Djali i Sami Lushtakut, kandidat për deputet

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 09:57 | Nga

Edhe pse ende zyrtarisht nuk kanë dalë listat e partive politike me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut tashmë ka prezantuar faqen e tij zyrtare në Facebook, ku tregon se është kandidat për deputetë.

Mërgim Lushtaku, tashmë ka filluar fushatën për deputet të Kuvendit të Kosovës, ku në faqen zyrtare të tij në Facebook shkruan “Kjo është faqja zyrtare e kandidatit të PDK-së për deputet”.

Ndryshe, ditë më parë u raportua se PDK-ja ka marrë rreth 700 propozime nga degët për t’i përfshirë në listat për deputetë, derisa vetëm 10 për qind e tyre do të mundë të përfshihen, marrë për bazë koalicionet parazgjedhore.

Me kërkesa të tilla po ballafaqohen edhe subjektet tjera politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme