Djegia e flamurit grek, Haradinaj: Nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për djegien e flamurit grek në Prishtinë.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se djegja e flamurit grek apo cilitdo flamur tjetër s bën pjesë në traditën e shqiptarëve.

“Duke ju uruar sukses skuadrave tona sportive e po ashtu edhe tifozërisë sonë të mrekullueshme, nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim për dukuritë negative që nganjëherë ndodhin, e që nuk na bëjnë nder aspak”.

“Populli shqiptar, ashtu siç dëshiron që të respektohen simbolet tona kombëtare, ashtu respekton edhe simbolet e popujve të tjerë. Djegia e flamurit grek, apo cilitdo flamur tjetër, nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve dhe besoj se ky do mbetet rast i izoluar dhe nuk do të përsëritet. Futbollistët tonë të shkëlqyer, i nderojmë me mbështjetje e përkrahje në shumë mënyra, por jo duke i ofenduar të tjerët”, shkruan ai.

Të ngjashme