DnV: 165 vendvotime nuk janë hapur me kohë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 09:55 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim është duke vëzhguar 2490 vendvotimet në gjithë vendin, raporton EkonomiaOnline.

Albert Krasniqi, përfaqësues i DnV, tha se në bazë të raportimeve në 165 vendvotime ka pasur vonesa deri në 20 min kjo pasi nuk kanë ardhur materialet më kohë. Ai ka thënë se ka pasur edhe mungesë të materialeve senzitive dhe jo senzivite.

Sipas Krasniqit, në 3.4% të vendvotimeve ka pasur materiale propaganduese. Ai ka sqaruar se në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë ka pasur militant të koalicioneve si të PAN-it ashtu edhe të LDK-AAK-Alternativa.

Edhe pse sipas ligjit, materiali propagandues zgjedhor është dashur të largohet brenda dhe rreth Qendrave të Votimit në rreze prej 100 metrave, ato janë hasur në në afërsi të 3.4% të QV-ve përkatësisht:

Në qendrën e votimit në shkollën “Shkëndija”, në Prishtinë është vërejtur material propagandistik në afërsi të shkollës, shkelja është paraqitur para PZAP-së nga DnV.

Krasniqi tha gjithashtu se ka pasur raste kur persona kanë thënë se janë vëzhgues e me pas janë vërtetuar si militant të partive politike, raporton EO.

“Prania e personave të paautorizuar është vënë re në 68.3% të vendvotimeve”, ka sqaruar ai.  por sipas tij, nuk raportuar për ndonjë incident për të cilin ka pasur nevojë për ndërhyrje të policisë.

Procesin zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare.

Të ngjashme