DnV-ja del me raport për zgjedhjet, evidenton disa parregullsi

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 16:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, në nj konferencë për media ka publikuar të dhënat preliminare për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, raporton EO

Artan Murati  nga DnV-ja tha se si koalicion i OJQ-ve kanë pasur të angazhuar 3000 vëzhgues të cilët kanë evidentuar disa parregullsi.

“Certifikimi i subjekteve politike ka rrjedhur normalisht dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem. Ndërsa ka pasur ndryshime të kandidatëve në lista e cila ka ndodh nga partitë politike. Janë evidentuar edhe raste të fotografimit të votës dhe është vërejtur edhe raste të votuesve që dokumentet kanë pas afate të skaduar. Shqetësues mbetet edhe fenomeni edhe numri i madh i flet votimeve të pa vlefshme që janë rreth 40 mijë dhe KQZ-ja duhet t’i kushtojë vëmendje për të gjetur shkaktarin e tyre”, tha ai.

Florent Spahiu nga DnV-ja tha se shqetësuese ka qenë prania e fëmijëve në fushata.

Ndërsa foli edhe për shpenzimet e partive. Kritikoi RTK-në e cila sipas DnV-së, ka treguar anshmëri gjatë mbulimit të fushatës së partive politike.

“Fushata zgjedhore në përgjithësi ka qenë dinjitoze dhe pa incidente. Pjesa ku kanë garuar serbët ky komunitet nuk ka qenë në përputhje edhe me fushatën dhe se i ka bërë presion qytetarëve që ta votojnë atë listë. Prania e fëmijëve në fushatë zgjedhore KQZ ka dështuar që të sqarojë këtë rregull dhe mendoj qe kjo herëve të tjera duhet të bëhet para fushatës nga KQZ”.

“Një pjesë e rëndësishme është edhe shpenzimet e subjekteve të fushatës dhe KQZ ka ndaluar shpenzimet që bie 0.50 cent për votues. Shpenzimet e bëra jashtë kohës së fushatës kanë qenë shqetësues por subjektet politike nuk kanë informuar asgjë. Thirrja jonë ka qenë që KQZ t’i obligojë subjektet politike që t’i bëjë më shumë transparente mënyrën e financimit të subjekteve politike. Televizionet i kanë dhënë hapësirë të barabartë subjekteve politike. RTK ka treguar njëanshmëri të PDK-së sepse të gjitha i ka transmetuar live. Sa i përket aspektit gjinor është vërejt që gratë nuk kanë pas hapësirë të barabartë në spotet publicitare. LVV, Fjala, PD, KDTP dhe Gora kanë ofruar transparencë të plotë”, tha ai.

Të ngjashme