DnV: Mbi 2 milionë euro shpenzuan partitë gjatë fushatës, financimi jotransparent

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 14:46 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore si dhe transparencën e subjekteve politike për shpenzimet në fushatë, raporton Ekonomia Online.

Vëzhguesit e Demokracisë në Veprim (DnV), gjatë periudhës 1-3 tetor, kanë vëzhguar 229 aktivitete të subjekteve politike ku kanë marr pjesë rreth 79 mijë qytetarë.

Florent Spahija, nga Demokracia në Veprim (DnV), tha shqetësues mbetet mosparalajmërimi i aktiviteteve nga partitë në KQZ edhe pse kjo parashihet me ligj.

“…është dita e nëntë e fushatës. Në terren janë 72 vëzhgues këto ditë dite kemi monitoruar 229 aktivitete politike në mbare vendin, tubime. Shqetësuese për ne mbetet mosparalajmërimi i aktiviteteve në KQZ edhe pse kjo parashihet me ligj që ta lajmërojnë 24 orë përpara, por që partitë vazhdojnë ta thyejnë. Subjekt që nuk e kanë lajmëruar janë: PDK-ja me 17; VV-ja me 6; AAK-PSD me 6; Lista Serbe 7; Nisma-AKR-PD me 2 raste”.

Sipas tij, shqetësues mbetet pjesëmarrja e vogël e grave me vetëm 22 për qind, madje në disa komuna, disa nga partitë nuk kanë pasur fare gra.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në fushatë është 229 aktivitet 79 mijë persona. Shqetësuese mbetet pjesëmarrja e gruas vazhdon të mbetet në kuota të njëtja me 22 për qind. Kanë qene 839 folës prej tyre vetëm 196 prej tyre gra që kanë arritur të prezantojnë ate qe mendojnë. E rëndësishme është shqetësuese që në disa komuna shume nga subjektet nuk kanë pasur asnjë grua”.

“Nga monitorimi i DnV-së, VV-ja është subjekti që më së shumti i ka dhënë hapësirë grave. Një shqetësim tjetër, gjatë fushatës zgjedhore , është edhe pjesëmarrja e fëmijëve që është ne rritje 1085 fëmijë gjithsej kanë marrë pjesë”.

“Na gjashtë raste ka qenë e organizuar dhe shumica nën moshën15 vjeçare siç e ndalon rregullorja e KQZ-së, për këtë kemi dërguar edhe ankesa në PZAP lidhur me pjesëmarrjen dhe përdorimi e fëmijëve në fushatë”.

Ai tha, se është përdorimi i resurseve publike mbetet problem.

“Për këtë prin PDK-ja me 5 raste me 22 vetura; AAK-PSD me dy raste dy vetura. DnV-ja po merret edhe me mesazhet që partitë ia dërgojnë masës janë fol për ekonomi arsim e ekonomi e fare pak për energjinë e administratën. Atmosfera ka qenë e mirë përveç rastit të ish-deputetit të LDK-së për cenim të përcaktimit të votuesve, me këtë rast po merret prokuroria”, tha ai.

Shpend Emini, nga DnV, dha disa të dhënat sa i përket shpenzimeve të partive politike gjatë tri ditëve të fundit.

Sipas raportimeve nga vëzhguesit e DnV-së, subjektet politike kanë shpenzuar rreth 535,181 euro në aktivitete partiake.

Kjo e çon vlerën e përgjithshme të shpenzuar në aktivitete zgjedhore deri në ditën e nëntë në  2 milionë e 125 mijë euro.

“Nga data 1 deri më tre tetor partitë kanë shpenzuar mbi 500 mijë euro, ndërsa shuma totale nga 25 shtator deri më tre tetor është mbi 2 milionë të aktiviteteve të fushatës zgjedhore. Në tre ditët e fundit, prin PDK-ja me 165 mijë euro; VV-ja me 118 mijë; AAK-PSD me 99 mijë euro”, tha ai.

Përfaqësuesi i TI nga Republika Çeke, David Ondráčka, deklaroi se votuesit duhet të dinë se kush po financon partitë dhe kandidatët që po garojnë.

“Ata duhet ta dinë atë para zgjedhjeve që më pas të mund të marrin një vendim  kur janë të informuar. Ky është standardi evropian sot”, ka thënë Ondráčka.

Ai theksoi se është e nevojshme që të fillohet një proces i ri me një Qeveri të re dhe Parlament të ri dhe të diskutohet prapë se çka duhen të jenë parimet e praktikave të mira dhe legjislacionit të mirë.

“Është e nevojshme që të fillohet një proces i ri me një Qeveri të re dhe Parlament të ri dhe të diskutohet prape se çka duhen te jene parimet e praktikave të mira dhe legjislacionit të mirë”.

“Çdo gjë duhet të jetë vizibile, të futet ‘online’, të shikohet sa para mund të shpenzohen nga secili subjekt politik, duhet të shikohen limitet e donacioneve që të dihet se sa munden biznesmenët ose individët të kontribuojnë për një subjekt politik dhe gjithashtu duhet të shikohet te problemet moderne në përgjithësi”, theksoi ai.

Të ngjashme