“Do ta marrë edhe Dua Lipën”, Presidenca demanton raportimet se Osmani i çoi letër Bidenit

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Sot në media është raportuar se presidentja Osmani i ka dërguar letër presidentit Biden, ku ndër të tjerash thuhet se me vete do ta marrë këngëtaren Dua Lipa. Këto raportime i ka mohuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Kupina tha se të gjitha letrat e presidentes që i janë dërguar Bidenit janë publike “dhe asnjëherë nuk e kanë pasur një përmbajtje të tillë”.

“Prandaj, raportimet e tilla nga disa mediume, janë të pavërteta”, ka shkruar ai.

Demant

Presidentja Osmani asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka dërguar letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në të cilën thotë se do ta marrë me vete edhe Dua Lipën në takim. Të gjitha letrat e Presidentes dërguar Presidentit Biden janë publike dhe ato asnjëherë nuk e kanë pasur një përmbajtje të tillë.

Prandaj, raportimet e tilla nga disa mediume, janë të pavërteta

Të ngjashme