Dodik i reagon Lajçakut për deklaratën “askush me mend në krye s’do Republika Srpska në Kosovë”

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, lidhur me deklaratën e dhënë në intervistën se “asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të propozonte diçka si “Republika Srpska” në Kosovë”.

Dodik një gjë të tillë e ka cilësuar si “standard të dyfishtë”, dhe ka potencuar se si është e mundur që vetëm disa kilometra larg të aplikohet një gjë e tillë.

“Do ta shtroja këtë çështje nga poshtë lartë dhe do të thoja se pse dikush i arsyeshëm do të njihte pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të mos e njohë Republika Srpskan”, ka thënë Dodik për “Srna”.

Miroslav Lajçak në një intervistë të dhënë një ditë para nisjes për vizitën në Kosovës, kishte deklaruar se BE-ja kërkon themelimin e Asociacionit, por që askush nuk e do një “Republika Srpska” të dytë, duke parë atë që po ndodh në Bosnje e Hercegovinë, shkruan Express.

“Më lejo që ta bëj të qartë. Pozicioni ynë është shumë i qartë – që ne presim që Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e kaluara. Pacta sunt servanda (nga latinishtja: “aktet duhet të mbahen”). Ka një listë të gjatë për Serbinë dhe i kemi ngritur këto çështje, që duhet të zbatohen, te partnerët në Serbi. Kushdo që thotë që ne kemi bërë gjithçka dhe pala tjetër asgjë nuk është duke i ditur faktet, thjesht. Kjo është një gjë. Kështu që Asociacioni nuk është e vetmja çështje, është njëra nga to.Por, në të njëjtën kohë, ne po themi së pari, nuk duam një tjetër “Republika Srpska”. Askush me mendje të shëndoshë, veçanërisht duke e shikuar situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë, nuk do të propozonte diçka të tillë”, ka thënë Lajçak.

Të ngjashme