Dodik “këshillon” Haradinajn: “Çizmet ushtarake mund t’ia veshësh një maceje”

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republika Sprska , Millorad Dodik i ka kthyer përgjigje kryeministrit Ramush Haradinaj, rreth deklaratës se kufijtë ndryshohen vetëm duke i veshur “çizmet ushtarake”.

Në intervistën për ‘Sputnik’, Dodik tha se çizmet ushtarake mund ‘t’ia veshë një maceje. duke theksuar se nuk duhet të luhet me forcën dhe vendosmërinë e serbëve, transmeton Shqip.

“Populli serb është popull tolerant, por nuk është i gatshëm ta humbasë dinjitetin e tij”, ka thënë Dodik.

Dodik i dha porosi popullit serb të bashkohen rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, ide që sipas tij duhet udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, edhe pse, siç tha ai, Vuçiq po ndjen vështirësi në këtë proces.

Ai ka shtuar se Serbia ka përkrahjen e ‘Republika Srpska’ sa i takon idesë së korrigjimit të kufijve.

Për mundësinë që çështja e Kosovës të shkojë përsëri në OKB, ai tha se deri më tani askush nuk e ka hequr Rezolutën 1244, dhe se duhet të respektohet nga të gjitha rezolutat e OKB-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme