Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i është drejtuar me një letër zyrtare Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mosplotësimin e kërkesave të këtij sektori.
Në letrën e Azemit që e ka siguruar Demokracia.com, ai i thotë Kurtit që po i drejtohet për të disatën herë me qëllim që të marrin një përgjigje nga Qeveria për tri kërkesat e tyre.
Azemi ka kërkuar përgjigje nga Kurti se përse nuk kishte ndarë shtesa për stafin mbështetës, si dhe për pamundësinë e aplikimit për herë të dytë të punëtorëve që kishin aplikuar gabim për shtesat prej 100 eurove që i kishte ndarë Qeveria e Kosovës.
Përmes kësaj letre, Azemi gjithashtu i ka bërë thirrje Qeverisë dhe BSPK-së që të pajtohen që shuma prej 100 e kërkuar nga SBASHK-u dhe oferta e Qeverisë prej 50 euro, kjo shumë të jetë 75 euro, në mënyrë që të eliminohet ky kaos. /Demokracia.com/