Donald Tusk: Luftimi i korrupsionit kërkon konsensus, përfundimi i dialogut ju ofron me BE-në

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:26 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se Kosova ka shënuar një hap përpara liberalizimit të vizave kur ka ratifikuar marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi ,raporton Ekonomia Online.

Në Prishtinë, zyrtari i lartë evropian pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shtoi se Kosova ka ende punë për të bërë sa i përket luftimit të korrupsionit si kriter i mbetur për lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

“… ju përgëzoj për ratifikimin e Demarkacionit, kjo i ka mundësuar Kosovës që të bëjë një hap tjetër për t’iu afruar liberalizimit të vizave. Tani e di për të mirëqenë se ju nuk do të ndaleni mirëpo do të vazhdoni me procesin e reformave, dhe do bëni çdo gjë në interes të vendit tuaj”.

“Më besoni se të gjitha kolegët e mi në Bruksel i çmojnë lartë të arriturat tuaja, kjo mund të shërbejë si një model për fqinjët tuaj”.

“Luftimin e krimit dhe korrupsionit kërkon konsensus politik. Kjo mund të shërbej edhe si model për fqinjët”.

Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se është e vetmja alternativë për afrim me BE-në.

“Ne diskutuam edhe për dialogun, pa normalizim gjithëpërfshirës nuk shoh sesi mund të bëhet një përmirësimi i marrëdhënieve me BE-në. Pas takimit që kisha me zotin Vuçiq dhe sot me presidentin tuaj unë jam shumë më optimist dhe më pak i kujdesshëm”.

Ai falënderoi presidentin Thaçi për kohën dhe kapitalin personal të shpenzuar në dialogun me Serbinë, duke e siguruar se një gjë e tillë do të shpaguhet.

“Falënderoj zotin Vuçiq dhe Thaçi për kapitalin personal të investuar në këtë dialog, nuk ka alternativë tjetër për normalizimin. Kjo është ajo që do të shpaguhet në një afat të gjatë”.

Tusk gjatë konferencës ia ka uruar ditëlindjen presidentit Thaçi, duke shtuar se jeta e vërtetë fillon pas moshës 50 vjeçare.

“Unë para disa ditëve kam mbushur 61 ju 50. Tani më duket vetja si një ekspert por jeta e vërtet fillon pas viteve të 50-ta”.

Në Prishtinë Tusk vjen pas vizitës në Beograd, Tiranë dhe Podgoricë.

Të ngjashme