Donika Gërvalla kujton Sali Çekajn: Heroi im i Pavarësisë

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Shwarz, ka kujtuar në Facebook Sali Çekajn, ish-komandantin e UÇK-së.

Gërvalla në një shkrim ka thënë se Çekaj është heroi i saj i pavarësisë. Ajo nuk ka përmendur UÇK-në, vetëm ka thënë se ishte luftëtar i paepur.

Postimi i plotë:

Heroi im i Pavarësisë, Sali Çekaj!

Sot mbushen 23 vite nga rënia në ballë të frontit e vizionarit dhe strategut, politikanit largpamës dhe luftëtarit të paepur, babait të dashur dhe shokut besnik, Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Sali Çekaj rrezatonte trimëri, vendosmëri, dinjitet dhe thjeshtësi. Me jetën e tij ai na tregoi të gjithëve se si mund të jetë Kosova.

Sali Çekaj ishte një strateg i rrallë politik, njeri i lirisë dhe drejtësisë. Nuk u ndal asnjë herë së luftuari për lirinë e Kosovës. Fillimisht luftoi me mjete politike nga Deçani dhe më pas nga Mërgata dhe në fund edhe me pushkë në krah.

Sali Çekaj dha jetën për lirinë e Kosovës. Është detyra jonë ta çojmë deri në fund amanetin e tij dhe të të gjithë të rënëve për liri. Ai e dëshironte një Kosovë me dinjitet. T’ia kthejmë së bashku dinjitetin vendit tonë. Ta bëjmë krenar Sali Çekajn dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës. T’i bëjmë krenarë për Kosovën e tyre.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për të gjithë heronjtë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme