Donika Gërvalla me akuza ndaj KQZ-së: Është kthyer në shkelësen më eklatante të Kushtetutës

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete në listën e Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit,  Donika Gërvalla-Schëarz përmes një shkrimi në në Facebook ka thënë se KQZ-ja është duke u kthyer në shkelësen më eklantate të Kushtetutës.

“E drejta e votës është e drejtë kushtetuese dhe jo lëmoshë e Vadete Dakës Sot në mesnatë ka filluar afati për votimin me postë, pra votimin e mërgatës. 10 orë më vonë nuk janë publikuar ende as listat e votuesve dhe as fletëvotimet. Koha është edhe ashtu tepër e shkurtër dhe çdo vonesë e pafalshme”, ka thënë ajo.

Gërvalla po thotë se KQZ-ja po ia pamundëson qindra mijëra mërgimtarëve që të japin votën e tyre.

“KQZ-ja është kthyer në shkelësin më eklatant të kushtetutës duke iu pamundësuar me forma perfide qindra mijëra mërgimtarëve të japin votën dhe kontributin e tyre për ndryshimin. Kjo nuk është thjesht një shkelje administrative. Ky është një akt skandaloz i varësisë totale politike nga kapësit e shtetit. Ja pse secili dhe secila duhet të dalë më 14 shkurt dhe të japë votën e tij. Ndryshimi po vjen pashmangshëm die po vjen fuqishëm. Nuk ka kush që e ndal, as KQZ-ja”, ka thënë ajo.

Të ngjashme