Donika Kadaj e vetmja deputete që abstenoi, ja komenti i Haradinajt

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ishte e vetmja që abstenoi sot gjatë votimit të Qeverisë Hoti, ku bën pjesë dhe Aleanca.

Kryetari i partisë Ramush Haradinaj, tha se nuk e ka ditur qëndrimin e saj dhe se ajo do të abstenojë.

“Pyeteni atë”, tha Haradinaj.

Kadaj-Bujupi ka qenë kryetare e Grave të AAK-së. Por një kohë ajo e kishte lëshuar partinë e drejtuar nga Haradainaj, për t;iu bashkuar Vetëvendosjes.

Pas rikthimit në AAK, ajo duket se e ka humbur ndikimin dhe rolin e madh që ka pasur.

Kuvendi i Kosovës votoi sot me 61 vota Qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin.

Nga 86 deputetët e pranishëm në seancë, 24 votuan kundër, kurse Kadaj-Bujupi abstenoi.

Qeveria Hoti do të ketë gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministri. Një zv.kryeministër dhe 4 ministri do të udhëhiqen nga AAK-ja.

Të ngjashme