Donika Kadaj ia kërkon dorëheqjen Ramush Haradinajt

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 12:05 | Nga

Deputetja e VV-së, Donika Kadaj ka kërkuar dorëheqjen e ish- shefit të saj tash kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinajt. Kjo kërkesë është bërë pas raportimit të lajmeve se Haradinajt i është refuzuar viza për SHBA. Ajo thotë se kryeministri duhet të japë dorëheqje, ndërsa në pozitat udhëheqëse të vendit duhet të vijnë njerëz që ndihmojë vendin për të dalë nga izolimi.

Ish- shefja e GP-së në AAK, konsideron se që dy dekada vendi po udhëhiqet nga njerëz të papërgjegjshëm.

“Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-të në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtet-formuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ide të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada”, ka shkruar ajo në FB.

Mbrëmë, Ramush Haradinaj ka thënë se ka aplikuar për vizë amerikane por se ende nuk ka marrë konfirmimin se mund të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme