Donjet Bislimi me bashkëpunëtorë e viziton Luginën e Preshevës

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Sot, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislmi së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar Luginën e Preshevës, dhe me këtë rast, ka zhvilluar disa takime me udhëheqës të kësaj ane si dhe udhëheqësit e rinisë të partive shqiptare të Luginës.

Gjatë kësaj vizite, së bashku me Bislimin ishin edhe Granit Geci, Florent Lushtaku dhe Erlehta Osmani.

Sipas postimit të tij, Bislimi pos takimeve me personalitetet politike, ka theksuar se ka bërë edhe homazhe te varri i liderit politik të Luginës, Jonuz Musliu.

Postimi i  Bislimit:

Sot jemi duke vizituar Luginën e Preshevës. Patëm takime me kryetarin e Bujanovcit, Shaip Kamberi, me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Imeri dhe me përfaqësues të forumeve rinore politike nga Bujanovci dhe Presheva ku diskutuam tema të ndryshme të aktualitetit.
Gjithashtu në shenjë nderimi u ndalëm për homazhe tek varri i liderit politik shqiptar Jonuz Musliu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme