Donjet Bislimi, një nga themeluesit e Rrjetit Evropian Rinor për Demokraci

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Nën organizimin e USAID, koordinim të NDI dhe IRI, u krijua Rrjeti Evropian Rinor për Demokraci, ku krahas 9 vendeve evropiane, në ShBA, mori pjesë Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës.

Donjet Bislimi ka shkruar se “falë kësaj, ne do të mundemi të ndihmojmë njëri-tjetrin në tejkalimin e problemeve dhe promovimin e vlerave evropiane dhe demokratike.

Ja postimi i plotë i kryetarit Bislimi në fb:

“Përfaqësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është gjithmonë nder dhe përgjegjësi, sidomos tani që falë USAID-it në koordinim të plotë me NDI dhe IRI arritëm të krijojmë EDYN-in, Rrjetin Evropian Rinor për Demokraci. Falë kësaj ne do mundemi të ndihmojmë njëri-tjetrin në tejkalimin e problemeve dhe promovimin e vlerave evropiane dhe demokratike.

Kosova ka vendin e saj në Këshillin e Lidershipit krahas 9 shteteve tjera Evropiane dhe kjo më bënë të ndihem shumë krenar për vendin tim.

Të ngjashme