Donjet Bislimi: Paaftësia e Qeverisë Kurti po i detyron të rinjtë të largohen nga Kosova

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 12:28 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot në një aktivitet para Qeverisë së Kosovës i ka radhitur top “skandalet” e kësaj qeverie përgjatë një viti të qeverisjes së Albin Kurtit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi e ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti duke e cilësuar vitin e parë të qeverisjes së tij si vit praktikantësh.

Ai theksoi se gjatë këtyre 365 ditëve të qeverisjes së Kurtit, qytetarët e Kosovës kanë parë gjithçka nga ai, por vetëm qeverisje jo.

“Qytetarët për 1 vit rresht kanë parë paaftësi të Albin Kurtit për të qeverisur. Gjatë kësaj periudhe, Qeveria Kurti me paaftësinë e saj, ka krijuar një listë të gjatë të dështimeve dhe keqmenaxhimeve, duke shpërfaqur një paaftësi të madhe në qeverisje, e cila vjen ekskluzivisht nga mungesa e kompetencës, dijes, vizionit dhe vullnetit për punë.”, tha ai.

Bislimi tha se rinia e Kosovës që në fillim të vitit të kaluar në masë të madhe i ka besuar Albin Kurtit, tani është zhgënjyer sa që në fund të vitit 100 mijë prej tyre ua mësyen dyerve të Ambasadave për të kërkuar viza për t’u larguar nga Kosova.

Tutje, ai përmendi dështimet e Qeverisë Kurti në ekonomi, diplomaci e menaxhim të pandemisë.

“Për 1 vit qeverisje, diplomacia kosovare lëre që nuk ka ekzistuar, por ka shënuar regres aq të madh sa që ka përfunduar në skandale e paaftësi elementare me gabime të flamujve të shteteve e me gënjeshtra të deklaratave të zyrtarëve perëndimorë. Për 1 vit të kësaj qeverisje, qytetarët e Kosovës janë varfëruar më së shumti që nga paslufta. Shporta ushqimore e qytetarit të Kosovës është shtrenjtuar aq shumë sa qytetarët mezi po ia dalin ta mbyllin muajin.”, shtoi Bislimi.

Ai tha se kjo qeveri për 1 vit ka arritur të krijojë disa qinda vende pune vetëm për nipat, dajtë dhe familjarët e ministrave dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

“Qeveria Kurti do të mbahet mend për rekordin e tenderave njëburimorë. Para se të bëhej kryeministër, Albin Kurti premtoi banesa me çmime të përballueshme për çiftet e reja, por ky premtim u harrua tërësisht për 1 vit. Kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve, por ende nuk e ka nisur asnjë. Kjo është lista e shkurtë, sepse për t’i numëruar të gjitha, do të na duheshin shumë më shumë kohë. Këtu mbrapa meje, mund t’i shihni të ilustruara disa nga skandalet e Qeverisë Kurti. “, përfundoi Bislimi.

Të ngjashme